Para Se të Filloni

  • Duhet të jeni gati për dhënien e kodit burim për demon tuaj. Demot strehohen te shërbyesit e Studios së Demove.
  • Kodi burim i demos suaj duhet të jetë i passhëm sipas një lejeje të hapur, të tillë si MPL, GPL, ose BSD.
  • Demoja juaj duhet të shpalosë teknologji web të hapura, të tilla si HTML5 dhe CSS3.
  • Demoja juaj duhet të mbulojë një gamë të gjerë shfletuesish web modernë, të tillë si Firefox, Chrome, Safari, dhe Opera.

Përgatitja e Demos Suaj

  • Kodi burim i demos suaj duhet të jetë i paketuar si kartelë ZIP.
  • Faqja kryesore e demos suaj duhet të jetë kartelë me emrin index.html në rrënjë të ZIP-it.
  • Demoja juaj duhet të jetë e krijuar me teknologji për klient (HTML, CSS, JavaScript). Gjuhë shërbyesish, të tilla si PHP dhe Ruby, nuk mbulohen.
  • Nëse demoja juaj lyp burime të jashtme, për hyrje në to do të duhej të përdorte AJAX-in.
  • Ju lutemi, radhisni te kutiza e hollësive për demon çfarëdo lënde prej palësh të treta për të cilat nuk vlen leja CC-BY-SA dhe përfshini lidhje për te sajtet përkatës.

Që të parashtroni demon tuaj, keni nevojë për një profil te MDN-ja.

Hyni te Profili